Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt jep alarmin: Nëse nuk ndodhë kjo, u fundosem si komb

Aktuale

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt jep alarmin: Nëse nuk ndodhë kjo, u fundosem si komb

Nga: P.R Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:24
Agim Ramadani, Anton Quni dhe Sali Çekaj

Ftesa e këngëtarit serb, Goran Bregoviç që të këndojë në festivalin e birrës në qytetin e Korçës në Shqipëri, ka nxitur shumë kundërshtime në Kosobvës. Krejt kjo pasi Bregoviç ishte cilësuar si frymëzim i ushtrisë serbe për masakrat në Kosovë, me këngën e tij “Kallashnikov”.

E i fundit që ka reaguar është edhe Saim Tahiraj, veprimtar i LDK-së dhe ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.

“Varret janë të hapura dhe plagët lëngojnë që nga 1878-ta e gjerë më sot. Ato kurrë nuk u shëruan por u hapen të reja pa u shërua të vjetrat. Ne kurrë nuk mësuam nga to, i harruam shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt na u përsëriten. Edhe sot si dje po përsëriten gjërat. Ideologjia e kuqe pansllaviste është e ngulitur thellë te një pjesë e kombit tonë, dhe fatkeqësisht edhe sot, dhe nesër, dhe një kohë, kush e di edhe sa gjatë do vazhdoj?”, shkruan ndër tjerash Tahiraj.

“Mos u çuditeni se ftohet çetniku Brgoviq deri sa ende gjelatin e popullit shqiptarë Rankoviç e kemi hero. Këto janë çudirat e elitës komuniste te shqiptarët. Kjo ngjarje dhe shumë ngjarje tjera na thërrasin deri në kupën e qiellit, duhet ndryshim, madje ndryshim i thellë! Është domosdoshmëri urgjente që e djathta e mirëfilltë shqiptare të vije në ballë të kombit, për ndryshe u fundosëm”, përfundon reagimin e tij Saim Tahiraj, dhe ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat