Hoti: Trend shqetësues, ja çka do të ndodhë me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Hoti: Trend shqetësues, ja çka do të ndodhë me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:23
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova gjendet para një vale të re të pandemisë së Koronavirusit.

Ai ka thënë se trendi aktual me Covid-19 është shqetësues, përcjell Bota sot.

Ish-kryeministri ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, sidomos mësimdhënësit, për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.

Postimi i Hotit në Facebook:

Varianti delta i covid-19 po përhapet me shpejtësi. Sot kishte 221 raste pozitive. Trendi është shumë shqetësues. Nuk ka dyshim se jemi para një vale të re të pandemisë.

Për disa javë nis viti i ri akademik, ku afër 500 mijë nxënës, studentë e profesorë do të jenë në kontakt me njëri tjetrin, duke i rritur shumë gjasat për përhapje të gjerë të virusit.

Vaksinimi është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur. Është tepër e rëndësishme të kryhet vaksinimi sa më parë. Secili i rritur duhet të vaksinohet, përveç atyre që kanë arsye mjekësore.

Mësimdhënësit në të gjitha nivelet duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre, si dhe për të mundësuar organizimin e mësimit me orar të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat