“Figura të mëdha të shtetit qenkan shitur...”/ Familja Imeri flet për “agjentin rus” që kapi Lumezin, Asllanin, Nuhiun e Muharremin

Aktuale

“Figura të mëdha të shtetit qenkan shitur...”/ Familja Imeri flet për “agjentin rus” që kapi Lumezin, Asllanin, Nuhiun e Muharremin

Nga: N.Sh Më: 6 gusht 2021 Në ora: 09:43
Halit Sahitaj

Edhe sot, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë shkruar për Halit Sahitaj, i cili po dyshohet se është “Agjent rus”.

Kjo familje përmes një shkrimi në Facebook thonë se kjo është alarmante dhe tmerruese pasi që, “agjenti rus” ka kapur bërthamën e shtetit.

Sipas tij, po dyshohet se figura të larta të shtetit qenkan shitur te shërbimi rus.

Ai këtë e quan ‘shtet të kapur.

Familja Imeri kërkon nga Osmani e Kurti që të merresn urgjentisht me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Pra nëse Halit Sahitaj dyshohet se është 'agjent rus ' dhe  ka kapur bërthamën e shtetit Prokurorinë Themelore Shemsie Asllanin

Drejtorin e inteligjencës Financiare (Dardan Nuhiun)

Gjykatën e Apelit (Driton Muharremin)

dhe Kryprokurorin e shtetit (Aleksander Lumezin)

Kjo është tepër alarmante madje edhe tragjike ndonëse të gjithë po dyshoka përfshi edhe AKI se ai qenka 'agjent rus', pra të gjithë me fjalë tjera në shërbim të 'agjentit rus' apo jo?!

Kjo e ka vetëm një shpjegim që të gjitha këto figura të larta të shtetit qenkan shitur te shërbimi rus. Ky është shteti i kapur.

Masat duhet të merren sa më shpejt që është e mundur...!

Nëse Kryeministri dhe Presidentja nuk merren urgjentisht me këtë fenomen të kapjes së shtetit në këtë shkallë, kjo tregon një të ardhme të zymtë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat