Edhe Haki Abazi reagon për koncertin e Bregoviqit, i numëron ‘të zezat’ e këngëtarit serb!

Aktuale

Edhe Haki Abazi reagon për koncertin e Bregoviqit, i numëron ‘të zezat’ e këngëtarit serb!

Nga: A.M Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:53
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.

Sipas tij, kënga dhe kultura e as arti nuk mund të jetë e shkëputur nga politika e aq më pak nga ajo që Serbia dhe politika e saj ka bërë në jetën e shqiptarëve me dekada.

Abazi radhiti disa qëndrime të Bregoviqit kundër viktimave dhe krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

“E vlera nuk hesht andaj çfarë do të ndëgjohet në Korçë, çfarë do të parmendojnë e çfarë do imagjinojnë ndëgjuesit e festivalit të Korçës kur do ngjitet në skenë mohuesi dhe pranuesi i krimit me heshtjen e tij!”, shkroi deputeti i VV-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Goran Bregović në Korçë është gabim përderisa gjithçka që bën Serbia është antishqiptare dhe atë me prioritet dhe Gorani kurrë nuk ka thënë asgjë kundër politikave shfarosëse e gjenocidale. Kënga dhe kultura e as arti nuk mund të jetë e shkëputur nga politika e aq më pak nga ajo që Serbia dhe politika e saj ka bërë në jetën e shqiptarëve me dekada.

1. Gorani nuk e ka përkrahur qëndrimin e Bekim Fehmiut.

2. Gorani nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë ushtria dhe policia dhe paramilitarët Serb në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

3. Gorani nuk ka mbështetur Natasa Kandicin në luftën e saj për të vërtetën dhe ballfaqimin me të kaluarën.

4. Gorani asnjëherë nuk ka ngritur zërin kundër politikave shfarosëse e të pastrimit etnik që po ndodhë në Luginën e Preshevës, Sanxhakut dhe Pazarit të Ri.

5. Gorani nuk ka thënë asnjë fjalë për varrezat masive dhe as për të pagjeturit dhe as për asfaltin në Poligonin e Ferrit në Batajnicë ku janë shtypur eshtrat e fëmijëve shqiptarë.

6. Gorani nuk ka thënë asnjë fjalë kundër viktimave në kamionë frigorifer të hedhur në lumenjët e Serbisë.

7. Gorani nuk ka thënë asnjë fjalë kundër vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga miqtë e Vuçiçit.

8. Gorani ka heshtur kur është pranuar ndërkombëtarisht gjenocidi në Srebernicë.

E vlera nuk hesht andaj çfarë do të ndëgjohet në Korçë, çfarë do të parmendojnë e çfarë do imagjinojnë ndëgjuesit e festivalit të Korçës kur do ngjitet në skenë mohuesi dhe pranuesi i krimit me heshtjen e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat