​Hajdari: Janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit

Aktuale

​Hajdari: Janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:04
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se muajt e fundit janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti për produktet e konsumit, e që tha se kjo është tejet shqetësuese.

Megjithatë, ajo tha se sa i përket produkteve të konsumit për të cilat çmimi i tyre diktohet nga BERZA ndërkombëtare dhe çdo lëvizje reflektohet edhe në tregun e Kosovës.

Hadari tha se ngritja e çmimeve për produktet bujqësore, ushqimore dhe atyre industriale është pasojë e çekuilibrit në tregun global.

Hajdari: Është evidente se muajt e fundit janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve

“Është evidente se muajt e fundit janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti për produktet e konsumit dhe kjo është shumë shqetësuese. Mirëpo vlen të theksohet se sa i përket produkteve të konsumit për të cilat çmimi i tyre diktohet nga BERZA ndërkombëtare dhe çdo lëvizje rrjedhimisht reflektohet edhe në tregun e Kosovës. Ne të gjithë e dimë që Kosova ka një varësi jashtëzakonisht të madhe në importe, sidomos në importe të produkteve që janë të rëndësishme në konsumin e ekonomive familjare që përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të importeve totale të mallrave të konsumit, për të cilat kemi një deficit tregtar mjaftë të lartë dhe të vazhdueshëm prej 406 milionë euro vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat