‘’Open Ballkan nuk ka sukses pa Kosovën!’’, Ngjela skeptik: Projekti është në interesin ekonomik të Gjermanisë

Aktuale

‘’Open Ballkan nuk ka sukses pa Kosovën!’’, Ngjela skeptik: Projekti është në interesin ekonomik të Gjermanisë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:16
Spartak Ngjela

Iniciativa e Open Balkans po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një mollë sherri rajonale, veçanërisht në perspektivën e vendeve që nuk duan të aderojnë, dhe në mënyrë direkte apo indirekte po ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve të Prishtinës me Beogradin zyrtar, por edhe me Tiranën.

Avokati Spartak Ngjela ka një vizion të tijin, që ka të bej me ekonominë globale.” E dimë që tani ka hyrë Gjermania në lojë, dhe duhet të kuptojmë që është edhe çështje tregu. Kapitalizmi do treg, dhe Berlini do treg në Ballkanin Perëndimor, dhe ka investime të mëdha në Serbi. Është një treg rajonal me gati 30 milionë banore. Politika amerikane nuk ka folur, se nuk do t’i dalë ndesh politikës gjermane, në krizë me Uashingtonin gjatë administratës Trump.”

Sipas Ngjelës, iniciativa e Open Balkan gjithsesi nuk mund të ketë sukses pa Kosovën. “Këto duan të bëjnë një Open Ballkan, por pa Kosovën nuk e bëjnë dot. Çështja është pse i duhet Kosova, apo  e kane kundër saj, sepse Kosova nuk e përballon dot Open Balkan nga momenti që Serbia, që është shteti kryesor i asaj iniciative,  është armiku i saj më i madh”.

Po a është ky projekt  disfavorizues për Prishtinën? “Tregu nuk pyet je brenda apo jashtë institutit ekonomik. Do vazhdojë. Pse e duan Kosovën? Ka prodhim mallrash, apo industrial? Në momentin që nuk ke prodhim industrial, nuk vë dot dogane, nuk ke tarifa. Kur i vuri tarifa Haradinaj, Serbia humbi 1 miliard euro në gjashtë muaj”, thotë Ngjela për A2.

Shpesh është analizuar Open Balkan si një tentativë i krijimit të një versioni të moderuar i botës serbe, por Ngjela është skeptik.  “Titoja merrte 2 miliardë dollarë në vit nën tavolinë nga SHBA në kohën e Jugosllavisë për vetë administrimin e vendit , në funksion anti rus. Por serbët nuk janë thjesht antiamerikan, janë pro rus. Sot është konceptuar,  e ka thënë dhe Vucic, që në Ballkan vetëm bota shqiptare është tërësisht pro amerikane, ndërkohë që Gjermania nuk e ka problem këtë pjesë, Berlini thjesht do që t’i hapet treg Serbisë dhe që t’i rikthehen investimet me miliarda euro që ka bërë në atë vend”.

Po të mos pranojë Kosova, edhe në funksion të marrëveshjes të drejtpërdrejtë me Serbinë? “Duke analizuar këto aspekte, në qoftë se nuk pranon Kosova, bie Serbia. Kosova varet nga Uashingtoni, që i ka dhëne lirinë. Por fakti që politika amerikane nuk po flet, varet nga faktorët e mësipërm”, thotë ai.

Ngjela mendon se “me iniciativën e shkëmbimit të territoreve, humbet Shqipëria e Madhe, bashkimi i trojeve nuk ndodh më. Por amerikanët e kanë koncept se një Shqipëri e Bashkuar krijon një entitet pro amerikan të fuqishëm në Ballkan. Në Kroaci ishin amerikanët që krijuan reformën në drejtësi, të njëjtën gjë po bëjnë edhe në Shqipëri. Në qoftë se Shqipëria  hyn në BE, merr me vete edhe Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat