Shqetësohet ministrja Rozeta Hajdari/ Besian Mustafa i reagon ashpër: Ja pse je ministre ti aty...

Aktuale

Shqetësohet ministrja Rozeta Hajdari/ Besian Mustafa i reagon ashpër: Ja pse je ministre ti aty...

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:13
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është shprehur e shqetësuar për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore në Kosovë.

Por, me një shqetësim të ministres nuk po pajtohet deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai thotë se qytetarët janë për me u shqetësu dhe jo ministrat.

Sipas Mustafës, ministrat janë për të ofruar zgjidhje qytetarëve të shqetësuar.

“Për me u shqetësu’ janë qytetarët, jo ministrat. Ministre, ti je për të ju ofruar zgjidhje qytetarëve të shqetësuar.

Sot në Kuvend u dorëzove “s’kemi çka bëjmë, kemi ekonomi të tregut të lirë.” Jo ministre, s’mundesh edhe parti e majtë, edhe fond sovran shtetëror, edhe bankë zhvillimore shtetërore, edhe ri-nacionalim të aseteve të privatizuara… e kur të konvenon, i qon duart “valla tregu i lirë, s’kom çka bëjë””, shkruan Mustafa në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat