E zyrtarizon VV-ja, kjo është kandidatja për kryetare të Gjakovës

Aktuale

E zyrtarizon VV-ja, kjo është kandidatja për kryetare të Gjakovës

Nga: A.M. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:23
Pamje nga takimi

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, kështu kanë njoftuar nga kjo parti.

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i VV-së, Albin Kurti ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kusarin.

“Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t'ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal”, thuhet në njoftimin për media..

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.

Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t'ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat