Njoftim për pensionistët, veteranët dhe skemat sociale

Aktuale

Njoftim për pensionistët, veteranët dhe skemat sociale

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Me masat e reja antiCOVID-19 të marra të enjten nga Ministria e Shëndetësisë, është shtyrë përsëri afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve, skemave sociale, për veteranët e kategoritë e tjera.

E procedura e lajmërimit të rregullt për shkaqe të evidentimit është shtyrë deri në një afat ta pacaktuar.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MSH-së për masat e reja.

Kujtojmë që këto masa kanë hyrë në fuqi në ditën që u mor vendimi pra të enjten me 12 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat