Rriten shifrat/ Shkon në 247 numri i të hospitalizuarve nga Covid-19

Aktuale

Rriten shifrat/ Shkon në 247 numri i të hospitalizuarve nga Covid-19

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 247 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 181 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në ndërkohë tetë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

13 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

247 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

181 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

171 me oksigjeno-terapi

8 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 107 pacientë të shtrirë, 66 prej tyre Covid-19 pozitivë, 86 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 62 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 140 pacientë, 135 prej tyre Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 25 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 50 pacientë

– Spitali i Pejës, 27 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 24 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat