Strategjia e Krenar Shalës: Kështu Kosova duhet t’i kundërpërgjigjet “Open Ballkanit”, përmend edhe Kroacinë

Aktuale

Strategjia e Krenar Shalës: Kështu Kosova duhet t’i kundërpërgjigjet “Open Ballkanit”, përmend edhe Kroacinë

Nga: N.Sh. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:56
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala ka treguar një strategji me të cilën Kosova duhet t’i kundërpërgjigjet “Open Ballkanit”.

Shala përmes një postimi në facebook thotë se, Kosova duhet të nënshkruaj një marrëveshje për partneritet strategjik me Kroacinë në fushën e mbrojtjes.

“Nuk është e mjaftushme vetëm me e kundërshtu nismën për Open Balkan, por duhet me qenë në ofanzivë. Psh, Kosova kësaj nisme duhet me ju përgjigjë me nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet strategjik me Kroacinë në fushën e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sportit)”, shkruan Shala në një postim në facebook.

Por, menjëherë pas këtij postimi, Shala ka reaguar edhe me një postim tjetër, ku pyet kryeministrin shqiptar Edi Ramën se qysh mundet me ndërtu një treg të përbashkët me Serbinë, e cila mendon qe kufiri i saj është në Morinë, kurse Rama mendon që është në Merdare.

“Edi Rama, qysh mundesh me ndërtu ni treg të përbashët rajonal me një shtet që mednon që kufiri i saj është në pikën kufitare në Morinë, ndërkaq shteti që ti e udhëheqë mednon që kufiri me Serbinë është në Merdare? M'fal që të pengova e dola nashta pak prej temës”, shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat