Zemaj: Sot edhe më keq, ju lutem me gjithë shpirt...

Aktuale

Zemaj: Sot edhe më keq, ju lutem me gjithë shpirt...

Nga: M.L. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 16:08
Armend Zemaj

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaje konsideron alarmante gjendjen aktuale me virusin CoVID-19.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka shkruar se sot me 1128 raste situata me virusin është edhe më keq.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të mbajnë distancën dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

Postimi i plotë i Zemajt:

Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!

Qytetarë të dashur,

Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.?

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat