“Kurdisja e Beogradit” për zhbërjen e Republikës së Kosovë – kjo është aventura e rrezikshme

Aktuale

“Kurdisja e Beogradit” për zhbërjen e Republikës së Kosovë – kjo është aventura e rrezikshme

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:32
Harta e Kosovës

Serbia me “Open Ballkan” po mundohet që të zhbëj Republikën e Kosovës.

Kështu po pretendon Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se, me Zajednicë Serbia nuk arriti që ta zhbëj Kosovën.

Ai ka kritikuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Tali shkruan se Kosova dhe Mali i Zi nuk futën në këtë aventurë të kurdisun nga Serbia.

Postimi i plotë:

Me "Open Balkan" Vuçiqi po mundohet disi si ta shbëj Republikën e Kosovës (pasi me Zajednicë nuk ja arriti deri tashti).

E Edvin Kristaq Rama pak për me shëru kompleksin e inferioritetit ndaj Beligradit e pak ma shumë për me bë vetën interesant.

Kjo broçkulla: "Për m'i fitu turistët nga Serbia dhe zhvillu ekonominë", këtë as kalamajt e Shënkollit nuk e hanë.

Ka vite e vite që qytetarët e Serbisë mund të shkonë shlirë në Shqipëri, askush si pengon ata!!!

Gjersa ndërmarrësit edhe ma moti i kanë krijuar marrëdhëniet e tyre biznesore. Veç futu nëpër supermarketet e Shqipërisë dhe e sheh se sa janë të pranishme produktet e prodhuara në Serbi.

Maqedonia këtu është veç sa për të thënë. Mbulesë që mos të mbetet iniciativë "Open Albania - Serbia", por keshe Balkan.

Kurse Kosova e Mali i Zi e njohin mirë establishmentin politik aktual të Serbisë, andaj nuk futen në një avanturë të kurdisun nga Vuçiqi e Daçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat