Doktori i LDK-së tregon shkaqet e rritjes së rasteve me CoVID-19, ja çka nuk bëri Qeveria

Aktuale

Doktori i LDK-së tregon shkaqet e rritjes së rasteve me CoVID-19, ja çka nuk bëri Qeveria

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:40
Armend Agolli

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, dr. Armend Agolli ka deklaruar se shkak për mos vaksinimin në masë dhe rritjen e numrit të rasteve me CoVID-19.

“Dështimi në informim dhe vetëdijesim, shkak për mosvakcinim dhe rritje të rasteve

Numrat e infeksioneve të reja me Covid-19 janë përsëri alarmante. Më 12 gusht, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi 1,009 raste të reja dhe më 13 gusht Instituti raportoi 1,123 raste të reja. Rritja e numrit të të infektuarve kryesisht rrjedh nga mos përgjigjja e qytetarëve të Kosovës ndaj vaksinimit për shkake të mungesës së informimit dhe edukimit të mjaftueshëm”, ka shkruar Agolli në Facebook.

Ai tha se, në vend që të parakalonte në tapetin e kuq në Kanë pas një pushimi në bregdetin e Greqisë, Kryeministri duhet të kishte organizuar qeverinë e tij për t’i informuar dhe vetëdijesuar qytetarët rreth efektit të vaksinave.

“Në vend që të krijojë tension me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara, Kryeministri duhet të kishte punuar me kabinetin e tij për t’i ndalur teoritë të shumta konspirative për vaksinat. Fotografitë e buzëqeshura gjatë vaksinimit dhe thirrjet e thjeshta për vaksinim nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh ai.

Sipas dr.Agollit, në këtë epokë të qasjes së gjerë në media, Qeveria duhet t’u kishte dhënë përgjigje pyetjeve kryesore rreth vaksinimit:

?Sa kohë duhet për të fituar imunitetin pas vaksinimit?

️Sa kohë duhet që të imunizohen grupmoshat e ndryshme? . ️Si reagojnë vaksinat që i kemi edhe ndaj variantit Delta të Covid-19? . ️Cila vaksinë është më adekuate për cilën grupmoshë?

▪️A duhet t’i vaksinojmë fëmijët dhe nga cila moshë?

️Cilat janë efektet anësore reale (jo ato konspirative) të secilës prej vaksinave që i posedojmë? ️A është mirë apo keq të kombinohen vaksinat? .

DR. Armend Agolli potencoi se i gjithë ky informacion ka munguar në hapësirën publike dhe mediatike të Kosovës dhe në mungesë të këtyre informacioneve, qytetarët tanë po mundohen të informohen përmes medieve të huaja dhe nga familjarët e tyre në diasporë.

“Kjo mungesë e informimit të saktë dhe vetëdijesimit ka rezultuar me qytetarë të dezinformuar, lindjen e teorive konspirative dhe hezitim për t’u vakcinuar. Qytetarë të shumtë të Mitrovicës, me të cilët jam konsultuar, kanë thënë se se mitet e krijuara rreth vaksinave janë ende mjaft të pranishme në shoqërinë tonë. Konspiracionet fillojnë nga ato që pretendojnë se vaksina në fakt shkakton infeksion ose sterilitet deri tek ato që thonë vaksinat përmbajnë mikro-çipa. Këto mite Qeveria është dashur t’i zhduk”, u shpreh ai.

Ai potencoi se nevojiten veprime urgjente për të ulur infeksionet dhe për të rritur vaksinimin në komunën dhe vendin tonë.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe të gjithë institucioneve përgjegjëse që të merren urgjentisht me këtë çështje. Broshurat me informacione të sakta për të gjitha këto çështje duhet të jenë çdo pikë të vaksinimit dhe po ashtu në mediat dhe rrjete sociale. Shteti duhet të organizoj personelin mjekësor që të japin përgjigje të unifikuara rreth pyetjeve kyçe për vaksinim. Duhet mbledhur informata shkencore nga qendrat globale shëndetësorë dhe t’u transmetohen masivisht qytetarëve tanë që të shpërbëhen në mënyrë efektive teoritë konspirative. Qytetarët duhet të informohet mbi dallimet e efekteve të virusit Covid-19 tek ata që nuk janë të vaksinuar dhe atyre që janë të vaksinuar”, u shpreh ai.

Po ashtu, dr. Agolli tha se koordinimi midis Qeverisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duhet të intensifikohet që të reagojmë para se numrat të bëhen alarmues.

“Përndryshe, nëse qeveria qendrore dhe komunale vazhdojnë me qëndrimin e tyre pasiv do të pushtohemi prapë nga virusi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat