Qytetarët e Kosovës në Afganistan i kërkojnë ndihmë Behgjet Pacollit për evakuim

Aktuale

Qytetarët e Kosovës në Afganistan i kërkojnë ndihmë Behgjet Pacollit për evakuim

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 11:49
Behgjet Pacolli

Qytetarët e Kosovës që aktualisht gjenden në Afganistan kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për evakuim.

Këtë e ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Pacolli që ka kompani me punëtorë kosovarë në Kazakistan ka shprehur shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen nga Afganistani për në Kosovë.

“Aktualisht nuk kemi punëtorë atje, por ka qytetarë nga Kosova që janë lajmëruar tek zotëri Pacolli dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Kabuli”.

“Pacolli ka kërkuar informata shtesë dhe të njëjtit janë kosovarë që punojnë në institucione të huaja në Afganistan. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në evakuim”, tha Murseli.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit kosovarë, për të marrë udhëzimet e duhura pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan.

“I sigurojmë shtetasit tanë të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të munduar një evakuim të sigurt të të gjithëve”, thuhej në njoftimin e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat