Kjo është grupmosha më e infektuar nga virusi korona në Kosovë

Aktuale

Kjo është grupmosha më e infektuar nga virusi korona në Kosovë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Kosova dje ka shënuar rekord të rasteve të infektimit me COVID-19, ku brenda 24 orëve janë konfirmuar 2 mijë e 110 raste.

Nga rastet e reja, 1 mijë e 187 ishin femra, kurse 923 meshkuj.

Grupmosha më e prekur nga coronavirusi po vazhdon të jetë prej 20 deri 29 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 473.

Pastaj, grupmosha 30 deri 39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 408.

Grupmosha 40 deri 49 vjeç, raste të konfirmuara 409.

Pastaj, nga grupmosha 50 deri 59 vjeç, raste të konfirmuara 333.

Si pasojë e rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës, ditën e mërkurë ka marrë vendim për ashpërsimin e masave kundër coronavirusit.

Me vendimin e ri të Qeverisë, nga data 20 gusht janë ndaluar dasmat dhe ahengjet tjera familjare, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 22:30.

Ekspertët shëndetësor në vazhdimësi janë duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat