20 pacientë të vaksinuar janë të hospitalizuar nga COVID-19 në QKUK

Aktuale

20 pacientë të vaksinuar janë të hospitalizuar nga COVID-19 në QKUK

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:39
Ilustrim

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se aktualisht 702 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 603 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, ndërsa 539 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

28 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa infektologu Izet Sadiku ka bërë të ditur se 20 prej të hospitalizuarve janë persona të vaksinuar.

Sadiku ka thënë se 10 prej tyre janë me dozën e dytë të vaksinës, por që po e kalojnë më leht COVID-19 se sa ata që nuk janë të vaksinuar.

“Ka diku 20 persona që kanë ardh që kanë qenë të vaksinuar. Ata që kanë vaksina kalojnë në forma të lehta klinike se sa ata që nuk janë të vaksinuar. 10 pacientë janë me një vaksinë dhe 10 të tjerë me dy doza të vaksinës anti-COVID”, ka deklaruar Sadiku në një intervistë televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat