Njeriu që është në “Listën e Zezë” garon përballë pasardhësve e themeluesve të UÇK-së! Bekim Jasharit i vjen edhe një mbështetje

Aktuale

Njeriu që është në “Listën e Zezë” garon përballë pasardhësve e themeluesve të UÇK-së! Bekim Jasharit i vjen edhe një mbështetje

Nga: N.Sh Më: 21 gusht 2021 Në ora: 10:02
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, i janë dalë publikisht në përkrahje të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

Kjo familje, përmes një postimi në facebook, po kërkojnë nga qytetarët e Skenderajt që ta votojnë Bekim Jasharin në përballjen e tij me Sami Lushtakun, për të cilën thonë se është në “Listën e Zezë” amerikane.

“Qytetari drenicas duhet të jetë i arsyeshëm dhe nuk duhet të pranojë lojën e ndjenjave, loje me të cilën grupi kriminal i Hashim Thaçit e ka vërë në grackë qytetarin e shkretë tash e 20 vite”, shkruan familja Imeri, raporton gazeta “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Në zgjedhjet lokale në Drenicë votën e kërkojnë pasardhësit e themeluesve të UÇK-së komandantëve Adem e Hamëz Jashari!

 Drenica duhet me përkulje, respekt e krenari të ua jap votën këtyre që ndezën flaken e lirisë, dhe sollën pavarësinë e Kosovës.

Grupi tjetër që kërkon votën është grupi i Sami Lushtaku i cili ligjërisht nuk mund të jetë fare kandidat për kryetar sepse i është shqiptuar dënimi dhe si i dënuar nuk ka të drejtë të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve.

Plus është në listën e zezë Amerikane dhe ku dihet në sa lista të zeza tjera është...!

Qytetari drenicas duhet të jetë i arsyeshëm dhe nuk duhet të pranojë lojën e ndjenjave, loje me të cilën grupi kriminal i Hashim Thaçit e ka vërë në grackë qytetarin e shkretë tash e 20 vite..

vota për ata që janë pasuruar në kurrizin tuaj duhet të ndërroj kahjen sepse ashtu po pasuroni individ dhe po e varfëroni vetveten dhe vendin.

-ju jeni dëshmitar se kandidati i PDK-se nuk i ka bërë milionat nga djersa  dhe puna e tij nga ndonjë shpikës i platformave, kompjuterike ...!

qytetar drenicas, ju jeni dëshmitar të së vërtetës historike,

- mos hezitoni që votën e juaj të ia jepni Bekim Hamëz Jasharit i cili tash më shumë se një shekull  familjarisht  luftojë për liri,  demokraci  dhe pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat