Lajm i keq: Shtrenjtohet Rruga e Kombit - ja sa duhet paguar tani

Aktuale

Lajm i keq: Shtrenjtohet Rruga e Kombit - ja sa duhet paguar tani

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:31
Ilustrim

Prej 23 mars 2018 qytetarët kanë paguar 5 euro në hyrje dhe në dalje të tunelit të Kalimashit.

Vendosja e tarifës prej 5 eurosh për çdo kalim ishte përcaktuar në kontratën koncesionare me kompaninë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, të firmosur nga qeveria më dhjetor 2016.

Kompania, sipas kontratës do të mirëmbajë Rrugën e Kombit për një periudhë 30 vjeçare.

Segmenti Milot-Morinë është i gjatë 114 km, nga të cilat pjesa Milot-Rrëshen, rreth 25 kilometra, është rrugë e zakonshme me dy korsi, ndërsa Rrëshen-Morinë është kryesisht autostradë me katër korsi, dy në vajtje dhe dy në ardhje.

Ditëve të fundit kjo vlerë është rritur.

Media ka siguruar një fakturë pikërisht nga kjo rrugë, ku nga 600 lekë sa ishte tani është rritur cmimi në 660 lekë.

Qytetarët të cilët kanë kaluar në autostradën Milot-Morinë është dashur të paguajnë 660 lekë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat