Dogana njofton për rritje të importit nga Serbia, reagon Sherifi i Nismës

Aktuale

Dogana njofton për rritje të importit nga Serbia, reagon Sherifi i Nismës

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:10
Bilall Sherifi

Zyrtari i Nismas, Bilall Sherifi ka reaguar pas njoftimit nga Dogana e Kosovës së është shënuar rritje e importit nga Serbia.

Sherifi njoftimin e tillë e ka quajtur hipokrizi.

Postimi i plotë:

Sa ishte në opozitë bllokonte kufirin për të mos lejuar importimin e mallrave serbe në Kosovë dhe rrotullonte kamionët që bartnin mallrat serbe! Tash që është në pushtet jo vetëm që nuk e ndalon importin e tyre por siç njofton dogana e Kosovës, importi i mallrave nga Serbia është rritur dukshëm!

Kjo sjellje ka vetëm një emër: HIPOKRIZI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat