“I divorcuar, prind i një fëmije, i papunë”, përshkrimi i gjykatës për Dardan Krivaqën

Aktuale

“I divorcuar, prind i një fëmije, i papunë”, përshkrimi i gjykatës për Dardan Krivaqën

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:37
Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizajt, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Para se të bashkëjetonte me 18 vjeçaren M.O, ndaj të cilës sipas prokurorisë ka ushtruar dhunë derisa ajo ka vdekur, Dardan Krivaqa kishte qenë i divorcuar.

Sipas aktgjykimit për rastin e lëndimit me thikë të policit , Dradan Krivaqa është burrë i divorcuar dhe baba i një fëmije.

Madje në përshkrimin e këtij aktgjykimi Krivaqa, përshkruhet me një gjendje të dobtë ekonomike dhe si i papunë.

Dardan Krivaqa, sipas prokurorisë të dielen në mënyrën mizore vrau, dhe trupin e saj pa shenja jete e la në Emergjencën e Ferziaj, duke u arratisur.

Sot ai është arrestuar në një fshat në Ferizaj. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat