Hoxhaj: Armët serbe janë në duart e organizatave terroriste

Aktuale

Hoxhaj: Armët serbe janë në duart e organizatave terroriste

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:24
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ndër vite e ka përdorur shitjen e armëve si një mjet të politikës së jashtme.

Kështu Hoxhaj ka shkruar përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, në të cilin shpërndau edhe artikullin e hulumtimit të Amnesty International, të cilët javën e kaluar kanë treguar se Serbia po i furnizon me armë organizatat terroriste.

"Serbia ndër vite po përdor shitjet e armëve si një mjet të politikës së jashtme. Sot në të gjithë Afrikën dhe pjesët e tjera të botës armët serbe janë në duart e organizatave terroriste dhe diktatorëve që i përdorin ato kundër qytetarëve të pafajshëm", ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat