​Dorëhiqet Bekim Bruqi, sekretari i përgjithshëm i PDK-së Dega në Deçan

Aktuale

​Dorëhiqet Bekim Bruqi, sekretari i përgjithshëm i PDK-së Dega në Deçan

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:40
Bekim Bruqi

Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Deçan, Bekim Bruqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë dhe të gjitha funksionet tjera brenda kësaj partie në Deçan.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bruçi përmes një postimi në Facebook, ku sqaron arsyet e largimit të tij.

“Duke u bazuar në ngjarjet e fundit të cilat përshkruan Degën e PDK-së në Deçan, si p.sh: hezitim i plotë dhe i koordinuar i pjesës dërmuese të strukturave që mos bashkohen për kauzën e fitores, mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia, bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë, bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera më sollën në marrjen e këtij veprimi plotësisht të padëshiruar, mirëpo të imponuar nga rrethanat e krijuara”, shkruan Bruqi.

“Një gjë të tillë nuk do ta mendoja asnjëherë, largimin nga demokratët e Deçanit, largimin nga ajo që e krijuam me aq mund dhe vështirësi, ndonëse të ri në moshë por me plot vullnet, guxim dhe dashuri për idealin, për Partinë Demokratike të Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha ata të cilët me kanë përkrahur dhe mbështetur në ketë rrugëtim mbi 15 vjet. Ju dëshiroj gjitha të mirat, suksese të pafundme në rrugën tuaj, të ndarë tani më nga unë”, përfundon Bruqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat