Lajçak: Takimi i shefave të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në fillim të shtatorit

Aktuale

Lajçak: Takimi i shefave të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në fillim të shtatorit

Nga: F.B. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 09:57
Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Lajçak paralajmëroi se takimi i ardhshëm në nivelin e shefave të delegacioneve kryesor të Prishtinës edhe Beogradit do të mbahet në fillim të shtatorit, pas bisedës së zhvilluar me shefat e delegacioneve në bisedime, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Këtë njoftim Lajçak e bëri në Twitter , ku njoftoi edhe bisedën me shefat e delegacioneve Petrkoviç dhe Bislimi.

"Sot pata biseda të ndara me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi dhe drejtorin e zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë, Petar Petkoviç për përgatitjen e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut në nivelin e shefave te delegacioneve” ka shkruar Lajçak.

Petkoviç ka deklaruar për “Tanjug” se bisedimet në nivelin teknik do të vazhdojnë në gjysmën e parë të shtatorit dhe Serbia do kërkojë formimin e asociacionit të komunave dhe përmbushjen e marrëveshjes për gjykata që ndërlidhet me gjykimin e Todosijeviç.

Ai nënvizoi se vazhdimi i bisedimeve në nivelin më të lartë varet nga suksesi i këtyre bisedimeve në nivelin teknik, ndërsa pala serbe ka dëshmuar se është për dialog, por ka vija të kuqe dhe “askush nuk mund të poshtërojë popullin serb”.

Kreu i delegacionit të Serbisë, Petkoviç tha se Beogradi do insistojë në formimin e asociacionit të komunave “si pjesë thelbësore e marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e pjesës për gjykata rreth dënimit të Todosijeviç”.

Takimi i fundit në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq u mbajt me 19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat