Detyrohen pacientët e shtrirë në klinika të blejnë vetë ilaçin

Aktuale

Detyrohen pacientët e shtrirë në klinika të blejnë vetë ilaçin

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Mungesës së kapaciteteve nëpër spitale ku aktualisht po trajtohen  rreth 1200 pacientë të infektuar me Covid-19 ata po përballen edhe me mungesë të barnave të domosdoshme.

Pacientët po detyrohen ta blejnë vetë ilaçin për trajtimin e Covid-19 Remdesivir, pasi ai është në mungesë. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është çështje ditësh kur do të furnizohet QKUK’ja.

Ilaçi Remdesivir që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin korona po vazhdon të blihet nga vetë pacientët.

Ata po detyrohet të paguajnë rreth 200 euro për këtë medikament por që sipas tyre kanë marrë premtim që do tu kthehen të hollat e shpenzuara.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se në klinika dhe spitale mungon vetëm Remdesiviri dhe se nuk dihet kur do të furnizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat