Vazhdon gjendja e rënduar me Covid-19, ky është numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Aktuale

Vazhdon gjendja e rënduar me Covid-19, ky është numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Nga: A.Zh Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:58
Pacient me Covid-19

Edhe 22 persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1894 raste të reja pozitive.

Ndërsa janë shëruar 1354 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat