Ibrahimi thotë se VV mund të fitojë disa komuna, nëse Kurti vepron kështu

Aktuale

Ibrahimi thotë se VV mund të fitojë disa komuna, nëse Kurti vepron kështu

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 23:03
Ilir Ibrahimi

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, thotë se figura e kryeministrit Albin Kurti do të jetë determinuese që Vetëvendosja të fitojë disa komuna të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai deklaroi se vetëm nëse i pari i qeverisë merr pjesë në fushatën zgjedhore si te ajo me Shpejtim Bulliqin, Vetëvendosja mund të fitojë më shumë komuna.

“Nuk do të mund të shpërndahet në 30 e disa komuna, nuk mund ta ndajmë [Albin] Kurtin në disa komuna. Arsyeja pse e fitoi Podujevën ishte sepse [Albin] Kurti u bë pothuajse kandidati i Vetëvendosjes në Podujevë dhe këtë nuk do të mund ta bëjë në zgjedhjet lokale”.

Sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur sepse jemi në pandemi dhe Albin Kurti tani ka përgjegjësi qeverisëse.

Ibrahimi tha se zgjedhjet e përgjithshme do të kenë një lloj efekti, por jo determinues në atë se kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale.

“E kemi parë edhe në zgjedhjet e kaluara që kandidati është ai person që e ka atë mundësinë të lidhet me qytetarin dhe ta japë një ofertë konkrete, sepse qeverisja lokale është konkrete”.

Ibrahimi deklaron se jo domosdoshmërisht rezultati i nivelit qendror përkthehet edhe në atë lokal, siç ishin sipas tij zgjedhjet e kaluara kur AAK-ja ka pas 7-8 % në zgjedhjet qendrore dhe ka arritur deri në 17-18% në ato lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat