Ende i lirë burri që i rrahu tri vajzat, Policia jep detaje

Aktuale

Ende i lirë burri që i rrahu tri vajzat, Policia jep detaje

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin që doli media, ku në një video shihet një burrë duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është është publikuar në Facebook.

Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat