Telashe për PDK-në në Ferizaj, ish-zëvendësministri i kësaj partie krijon iniciativë

Aktuale

Telashe për PDK-në në Ferizaj, ish-zëvendësministri i kësaj partie krijon iniciativë

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:41
PDK

Probleme edhe në Ferizaj për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ish-zëvendësministri i Partisë Demokratike të Kosovës, Nehat Mustafa ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për zgjedhje në Ferizaj, mirëpo jo me PDK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se KQZ-ja e ka certifikuar “Iniciativën Qytetare REFORMIMI DEMOKRATIK PËR FERIZAJN”.

Kjo Iniciativë e tij, pritet që PDK-së t’i shkaktoj probleme në këtë komunë.

Mustafa, si duket ka një përkrahje pasi ka themeluar këtë Iiniciativë, e cila mund t’i kushtoj më humbje Agim Aliut, kreut aktual të Ferizajit, i cili vjen nga PDK-ja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq e familjar !

Ditë mē parë, KQZ certifikoi Iniciativën Qytetare REFORMIMI DEMOKRATIK PËR FERIZAJN ( RDF ) si subjektin mē tē ri qē garon për Kuvendin e Komunës së Ferizajt nē zgjedhjet e 17 Tetorit.

Me vendimin e Këshillit Iniciativë, unë jam ngarkuar me përgjegjësinë e Kryetarit të RDF.

Prandaj, tani e tutje e deri në përfundim të zgjedhjeve lokale, qëndrimet e mija politike për Zgjedhjet Komunale në Ferizaj janë qëndrime të cilat vendosen në strukturat vendimmarrëse të RDF .

RDK ēshtë Iniciativë Qytetare e pavarur . Garojmë vetëm pēr Kuvendin e Komunës dhe jemi të hapur për bashkpunim me të gjitha subjektet politike ferizajase. Në garēn pēr Kryetar të Komunēs, RDF mbanë qëndrim neutral gjatë raundit parë me mundësi bashkpunimi në raundin e dytë.

Për fund , më lejoni qē miqësisht t’iu kërkoj pērkrahjen pēr kandidatë e listës së RDF

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat