Kur pritet të kryhen pagesat e subvencioneve për bujqit, tregon ministri Peci

Aktuale

Kur pritet të kryhen pagesat e subvencioneve për bujqit, tregon ministri Peci

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:05
Faton Peci

Ministria e Bujqësisë është në fazën e fundit për të përfunduar procesin e pagesave direkte për vitin 2020.

Ministri i këtij dikasteri Faton Peci ka folur për vështirësitë që janë hasur në këtë proces, pas dallavereve të konfirmuara në subvencione.

Peci ka thënë se pret që ky proces të kryhet në shtator, nëse nuk shfaqen pengesa të tjera teknike.

“Deri më tani janë ekzekutuar për pagesë rreth 31.3 milionë euro në kategorinë e subvencioneve nga të cilat 1.3 milion dëme, dhe 30 milionë pagesa direkte ndërsa në pritje për pagesë janë 1.5 milion euro.

Ministria e Bujqësisë po punon intenzivisht për te finalizuar procesin e pagesave sa i përket Programit për Pagesat Direkte te vitit 2020. Gjithashtu ju informojmë se AZHB-ja / MBPZHR, është ballafaquar me problematikën e kalkulimit të shumave të cilat janë paraqitur në sistemin e pagesave e që kanë kërkuar ndërhyrje teknike në programin ekzistues për shkak se programeri i cili ka qenë përgjegjës për të tilla ndryshime është duke u ballafaquar me drejtësinë për keqpërdorim detyre. Nga ana tjetër problem kanë paraqitur edhe fermerët të cilët kanë qenë pjesë e listës së zezë mirëpo bazuar në afatizimin kohor, të njëjtët nuk duhej të ishin pjesë e kësaj liste andaj edhe sistemi nuk i ka përfshirë tek lista e pagesave”, ka thënë ai.

Sipas ij kjo çështje tanimë është rregulluar dhe sistemi në fjalë është duke u testuar për t’u siguruar se ky i fundit nuk paraqet problem dhe se është i besueshëm.

“Pas testimit fillon ekzekutimi i pagesave dhe besojmë se nëse nuk shfaqen pengesa të tjera teknike, ky proces pritet qe të finalizohet brenda muajit shtator. Për këtë vit kemi miratuar Programin per Pagesa te rregullta (subvencione) per rreth 21 milion euro. Në total MBPZHR brenda këtij viti kalendarik në duart e fermerëve, shuma e shpërndarë dhe që do të shpërndahet arrin vlerën prej rreth 58 milionë euro” ka thënë ministri Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat