​Kurti e Osmani së bashku në tribuna në ndeshjen Kosovë-Greqi

Aktuale

​Kurti e Osmani së bashku në tribuna në ndeshjen Kosovë-Greqi

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin "Katari 2022" kundër Greqisë në Prishtinë.

Ndeshja po zhvillohet në prani të rreth 500 tifozëve në "Fadil Vokrri" dhe në mesin e tyre janë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë para tri ditësh në udhëtim.

Kosova renditet në vend të tretë me 3 pikë pas 4 xhirove të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, një më shumë se Greqia që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat