Ministria e Bujqësisë shpall programin për pagesa direkte 2021

Aktuale

Ministria e Bujqësisë shpall programin për pagesa direkte 2021

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 11:34
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se kjo Ministri është ballafaquar me 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve, e përkundër kësaj përveç që kanë adresuar këtë shqetësim, kanë krijuar kushtet e nevojshme për shpalljen e programit për pagesat direkte 2021.

“Për këtë program të pagesave direkte për vitin 2021 kemi në dispozicion vlerën prej 21 milionë euro, ndërsa në total për këtë vit janë paraparë mbi 50 milionë euro.

Ai ka treguar edhe për risitë e këtij programi, siç tha ai për të parandaluar keqpërdorimet.

“Në aspektin e grurit mbështetja do të jetë 50 përqind me anë të sipërfaqeve, ndërsa 50 përqind me anë të rendimetit. Sa i përket vreshtarëve, mbështetja do të jetë e përshkallëzuar, 1 mijë euro për hektarë për fermerët që kanë mbi 100 hektarë të kultivuar me rrush”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat