Presidentja Osmani takon kreun e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhjet dhe pandeminë

Aktuale

Presidentja Osmani takon kreun e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhjet dhe pandeminë

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:22
Foto nga takimi

Zyra për informim e Presidencës njoftoi sonte se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.

“Kryetari i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale. Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryetari i KQZ-së Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat