Vlora Çitaku: 28 jetë të humbura sot, kjo gjendje nuk duhet të konsiderohet normale

Aktuale

Vlora Çitaku: 28 jetë të humbura sot, kjo gjendje nuk duhet të konsiderohet normale

Nga: M.L. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:28
Vlora Çitaku

28 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit CoVID-19 ndërsa kanë rezultuar pozitiv edhe 920 persona.

Lidhur me këtë ka reaguar, Vlora Çitaku nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ka thënë se gjendja me CoVID-19 përkatësisht rastet e shumta të vdekjeve dhe të infektuarëve nuk duhet të konsiderohen si normale.

Njëzet e tetë jetë të humbura sot. Qindra të infektuar. E në anën tjetër heshtje zhurmuese nga ana e Institucioneve. Kjo gjendje nuk duhet të normalizohet”, shkroi Çitaku në Facebook.

Kujtojmë se, çdo ditë e më shumë po shtohet numri i personave që nuk po arrijnë t`i mbijetojnë virusit Covid-19 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat