Kurti u shpreh ngushëllime atyre që humbën familjarët nga Covid-19

Aktuale

Kurti u shpreh ngushëllime atyre që humbën familjarët nga Covid-19

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 10:39
Pamje nga takimi

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë kryeministri i vendit Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid-19.

Tutje, Kurti ka falënderuar zyrtarët policorë si dhe punëtorët shëndetësorë për punën e palodhshme.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim, pasi që tha ka mjaftueshëm vaksina.

“Të ju shpreh ngushëllime familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.Me datën 8 gusht kemi asnjë të vdekur mirëpo mëto tri javët janë me të rënda për popullin e Kosovës. Ju shpreh mirënjohjen punonjësve shëndetësore për angazhimin vetëmohues”.

“Falënderoj zyrtarët policor që po kujdesen për zbatimin e masave, i bëjë thirrje atyre që nuk janë vaksinuar të caktojnë terminë sepse ka mjaftueshëm, kemi administruar afër 1 milionë vaksina, 2/3 janë me dozën e parë dhe 1/3 me dozën e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat