Numri i personave që u shëruan sot nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Numri i personave që u shëruan sot nga Covid-19 në Kosovë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:45
QKUK

3 mijë e 266 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 24 viktima dhe 1 mijë e 29 raste të infektuara me këtë virus.

Komuna nga e cila janë raportuar më së shumti pacientë të shëruar me virus është ajo e Prizrenit me 586 të shëruar, pastaj ajo e Pejës me 433, Prishtinës me 326, Klinës me 231 dhe Suharekës me 170.

Ndërsa, edhe sot Komuna e Prishtinës ka regjistruar më së shumti raste të reja me COVID-19, gjithsej 170, pastaj ajo e Prizrenit 82, Mitrovicës 80, Podujevës 75 dhe Gjilanit 65.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat