Ambasadori zviceran në OKB: Qeveria jonë mbështet dialogun e Brukselit, ai duhet të vazhdoj

Aktuale

Ambasadori zviceran në OKB: Qeveria jonë mbështet dialogun e Brukselit, ai duhet të vazhdoj

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:03
Felix Baumann

Në prag të Sesionit të 48-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (La 48ème session du Conseil des droits de l’homme a Genève) sot është mbajt briefing me gazetarë boterorë në OKB me ambasadorin zviceran në UN z. Felix Baumann që krahas krizave në botë, shkeljes drastike të të drejtave të njeriut në disa vende, pershirë këtu edhe ballkanin, u prek edhe cështjen e Kosovës, ajo shqiptare, njofton gazeta Le Canton27.ch

Ambasadori zvceran në OKB z. Baumann fillimisht foili për rolin dhe angazhimin e Zvicrës në sesionin e ardhshëm të Kehgsullit të OKB-së të të drejtave të njeriut

Këshilli për të Drejtat e Njeriut do të mbajë sesionin e tij të dyzet e tetë të zakonshëm nga 13 shtator deri më 8 tetor 2021 në dhomën XX të Palais des Nations, Gjenevë. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga COVID-19, debatet në thelb do të zhvillohen virtualisht.

Afaganistani teme debati ne Sesionin te sivjem të 48-te të Këshillit te OKB-së te DNJ

Sesioni do të hapet të hënën, më 13 shtator në orën 10 të mëngjesit, nën kryesinë e zonjës Nazhat Shameem Khan, Presidente e Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe Përfaqësuese e Përhershme e Fixhit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Gjate këtij brifungu të sotem ne Gjenevë u tha se znj. Michelle Bachelet, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, do të paraqesë raportin e saj vjetor në ditën e parë të sesionit – debati i përgjithshëm mbi raportin vjetor të zonjës Bachelet do të fillojë ditën tjetër, duke përfunduar më 15 shtator.

Gjatë këtij sesioni te 48-te të OKB-së do të trajtohen tema të larmishe, kryesisht per ato vende te krizave apo ne tranzicion në lidhje me situatat në vend, Këshilli do të ketë para tij, më 13 shtator, raporte ose llogari gojore të Komisionerit të Lartë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Afganistanin, Nikaraguan dhe Sri Lankën. Në të njëjtën ditë, ai do të zhvillojë një dialog mbi situatën e të drejtave të njeriut në rajonin Tigray të Etiopisë. Një dialog i zgjeruar me Grupin e Ekspertëve të Shquar Ndërkombëtarë dhe Rajonalë për Jemenin do të zhvillohet ditën tjetër, më 14 shtator.

I pyetur nga gazetari i Le canton27.ch rreth dilagun të Bukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori i Zvicrës në OKB z.Felix Baumann tha se “qeveria jine padyshim mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe se ky dialog të jetë frutdhënës qe dy palët duhet zbatuar cdo marrëveshje..”. Sipas ambasadorit zviceran ne OKB, alternative tjetër, pos vazhdimit te procesit të dialogut, nuk ka për perspektivne në rajon!

Këshilli i OKB për të DNJ aktualisht përbëhet nga 47 vendet anëtare, dmth pa Shqipërine dhe Serbinë

Këshilli për të Drejtat e Njeriut është një organ ndërqeveritar i sistemit të Kombeve të Bashkuara i krijuar më 15 mars 2006 për të forcuar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë; ai pasoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut, i cili ishte krijuar në 1946. Këshilli aktualisht përbëhet nga 47 vendet anëtare në vijim: Gjermania, Argjentina, Armenia, Austria, Bahamas, Bahreini, Bangladeshi, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kamerun, Kinë, Bregun e Fildishtë, Kubë, Danimarkë, Eritrea, Federata Ruse, Fixhi, Francë, Gabon, Ishujt Marshall, Indi, Indonezi, Itali, Japoni, Libi, Malavi, Mauritania, Meksikë, Namibi, Nepal, Uzbekistan, Pakistan, Hollandë , Filipinet, Polonia, Republika e Koresë, Mbretëria e Bashkuar, Senegali, Somalia, Sudani, Republika Çeke, Togo, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat