Mërgimtari i revoltuar: Unë e di ku jepeshin teste false për CoVID-19, ku është shteti që s`reagon?

Aktuale

Mërgimtari i revoltuar: Unë e di ku jepeshin teste false për CoVID-19, ku është shteti që s`reagon?

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Oficeri dhe një nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që jeton në Zvicër, Hafi Hoxha, ka treguar se sa ishte në Kosovë kishte dëgjuar për vende ku jepeshin teste false për CoVID-19, për mërgimtarët.

ABSURDE ! Pse nuk dëgjova që u arrestua dikush nga ata që kanë dhënë teste false për Covid- 19! Unë isha në KS vetëm dy dit dhe dëgjova ku japin teste false për Covid-19 ! Jam i vaksinuar, s`kisha nevojë për test, por dëgjova që shumë kanë dhënë teste false edhe kur ishin klientët me Covid-19 testin e merrnin pa Covid!”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ky është krim dhe shkelje e ligjit, më shumë se sa një qytetarë kur nuk bart maskë dhe dënohet nga policia!

Ku janë organet kompetente, AKI, policia hetimore që duhet t`i zbulojnë këto qendra e këta individë që pasurohen dhe lëshojnë dokumente false e që e dëmtojnë shumë shëndetin e njerëzve !? Unë qytetarë i rëndomtë për dy dit qëndrimi në KS po e di ku i japin ato teste e organet e shtetit aty nuk po e dinë! Çfarë ABSURDITETI !!!”, shkruan Hoxha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat