“Politikanët taliban, po i shohim të armatosur”, ky është reagimi i Arianit Kocit pas vrasjeve në Pejë

Aktuale

“Politikanët taliban, po i shohim të armatosur”, ky është reagimi i Arianit Kocit pas vrasjeve në Pejë

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:05
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vrasjeve që ndodhën mbrëmë në qytetin e Pejës.

Dy politikanë të PDK-së, sipas dëshmitarëve kanë vrarë njëri tjetrin.

Arsyet ende mbetet të paqarta, mirëpo dy persona kanë mbetur të vdekur pas shkëmbimit të zjarrit.

Koci përmes një postimi në Facebook, thotë se politikanët që mbajnë armë, çoftë edhe me leje do i kish diskualifiku prej politikës.

Ai shkruan se gati askund të botë nuk dalin politikanët me revole në qytet.

Reagimi i plotë:

Çdo politikan që mban armë - qoftë edhe me leje, e kisha diskualifiku prej politikës.

Askund në botë, politikanët nuk dalin me revole në qytet.

Gati askund!

Politikanët taliban, po i shohim të armatosur.

Natyrisht, mentaliteti i armës në politikë, e stimulon dhunën dhe primitivizmin në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat