A ka frikë nga zgjedhjet Vetëvendosje, flet deputeti i saj

Aktuale

A ka frikë nga zgjedhjet Vetëvendosje, flet deputeti i saj

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 00:12
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj ka folur rreth idesë së shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të pandemisë. Si ide, shtyrja e zgjedhjeve, fillimisht u dha nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Glauk Konjufca si kryeparlamentar mund të ketë edhe mendimet e veta, aty s’ka asgjë të keqe. Opozita e ka shfrytëzuar një fjalim dhe po e keqpërdor”, thotë Rexhaj.

“Unë mendoj se duhet me i pa masat se sa kanë ndikuar, apo ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve. Nëse ka përmirësim, e gjë që po shihet se ka, atëherë duhet të mbahen zgjedhjet”, shpjegon ai.

“Nuk mendoj se Glauk Konjufca edhe si kryetar i një institucioni, mund të vendos për mbajtjen e zgjedhjeve. Këtu ka një rregull, mblidhen partitë politike, e diskutojnë dhe në fund dalin për një datë të përbashkët”, tha Rexhaj.

“Mendoj se së shpejti do të merret një përfundim edhe për këtë”, thekson ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat