Reagon shefi i kabinetit të presidencës, tregon arsyen e takimit të Osmanit me kryetarët e partive

Aktuale

Reagon shefi i kabinetit të presidencës, tregon arsyen e takimit të Osmanit me kryetarët e partive

Nga: G.B Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:40
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas lajmit për ftesën e presidentes Osmani për partitë politike.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ftesa nuk vendim për shtyrje të zgjedhjeve, përcjell Bota sot.

Vela ka bërë thirrje që të mos përhapen të pavërteta.

Ai ka shtuar se takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.

Postimi i tij i plotë në Twitter:

Për mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s'paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve. Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat