Nënkryetarja e LDK-së: Mbyllja e kopshteve i afekton gratë më së shumti

Aktuale

Nënkryetarja e LDK-së: Mbyllja e kopshteve i afekton gratë më së shumti

Nga: M.L. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:06
Shqipe Mjekiqi-Sadiku

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku konsideron se vendimi i Qeverisë për mbylljen e kopshteve dhe shtyrjen e mësimit i atakon më së shumti gratë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se masat e reja do ua rrezikojnë grave vendet e punës.

Sipas saj, gjithë kjo po jen si pasojë e një menaxhimi të dobët.

“Vendimi ad-hoc i Qeverisë për mbylljen e kopshteve dhe shtyerjen e procesit mësimor pashmangshëm afekton më së tepërmi gratë. Këto masa mbase do të kenë efekt negativ për gratë edhe pas këtij dy-javëshi duke rrezikuar vendet e tyre të punës e mirëqenien e tyre ekonomike. Asgjë tjetër përpos vazhdimësi e një menaxhimi të dobët”, shkruan Mjekiqi-Sadiku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat