Pas vrasjes së Astrit Ademaj, PDK merr vendimin për kandidaturën në Pejë

Aktuale

Pas vrasjes së Astrit Ademaj, PDK merr vendimin për kandidaturën në Pejë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 11:31
Astrit Ademaj

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, ka vendosur që pas rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i degës Muhamet Haliti, i cili ka theksuar se, PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë në takimin e mbrëmshëm me vendim unanim ka vendosur që për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar Astrit Ademaj të mos e kandidoj asnje kandidat tjetër.

PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble duke mos e harruar kurr Astritin”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat