Osmani mirënjohëse ndaj EBA-s për donacionin e Spitalit për Fëmijë

Aktuale

Osmani mirënjohëse ndaj EBA-s për donacionin e Spitalit për Fëmijë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:00
Spitali për Fëmijë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e inaugurimit të sotëm në QKUK, të Spitalit për Fëmijë.

Ajo tutje tha se ky spital, është fryti i një punë disavjeçare.

”Urojmë që ky spital të jetë investimi i parë në vazhdën e investimeve të shumta që vijnë. Faleminderit nga zemra për të gjithë aleatët tanë në Emiratet e Bashkuara”.

”Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik”.

”Në atë vit ju vendosët që tu jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të mjekohen e shërohen në modelet me të larta”.

”Në një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzojë çdo herë e më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat