Spitali i fëmijëve që u inaugurua sot, është bërë falë Atifete Jahjagës

Aktuale

Spitali i fëmijëve që u inaugurua sot, është bërë falë Atifete Jahjagës

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:41
Jahjaga gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka risjell në vëmendjen kohën kur në 2015, u bë nënshkrimi i marrëveshjes së financimit për ndërtimin e Spitalit të Fëmijëve në QKUK nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka thënë se rrugëtimi për ndërtimin e këtij spitali ishte sfidues.

Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe familjes mbretërore për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Kosovës, mirëqenies së popullit tonë dhe të ardhmes së tij.

Ndërtimi i Spitalit për Fëmijë është, padyshim, një shenjë e fuqishme e miqësisë dhe partneritetit që kemi me Emiratet e Bashkuara Arabe", shkruan ajo.

"Së bashku, jetësuam një ëndërr duke realizuar një projekt modern e të sofistikuar, i cili do t'u lehtësojë fëmijëve trajtimin spitalor dhe do t'i kursejë shtetit miliona Euro që më parë ishin shpenzuar për shërimin e pacientëve jashtë vendit.

Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe investimi në mirëqenien e tyre është i domosdoshëm! Fëmijëve të sëmurë do t'u kthejmë buzëqeshjen, e prindërve të tyre do u kthejmë shpresën e besimin në shtet dhe në aleancat tona ndërkombëtare” shkruan Jahjaga në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat