​PEDAKOS mban punëtori për avancimin e institucioneve parashkollore

Aktuale

​PEDAKOS mban punëtori për avancimin e institucioneve parashkollore

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:34
Pamje nga takimi

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Maloku-Bërdyna deklaroi sot se qasja dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm nuk është ende në nivelin e dëshiruar, dhe se po punojnë në këtë drejtim në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në institucionet parashkollore.

Zëvendësministrja Maloku-Bërdyna në punëtorinë e parë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore të Kosovës (PEDAKOS), u shpreh se kjo punëtori do të thellojë bashkëpunimi mes institucioneve parashkollore që të evidentohen sfidat dhe të gjendet zgjidhja më e mirë, në mënyrë që fëmijët të edukohen në ambiente meritore.

"Edukimi parashkollor është ndër prioritetet tona të vitit, për ne si Ministri, prandaj aktivitet që ndihmojnë zhvillimin e cilësisë në këtë nivel janë shumë me rëndësi. Me angazhimin tonë, ne po punojmë që të rrisim qasjen dhe përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, e cila për fat të keq ende nuk është në nivelin që do të dëshironim ta kishim. Përveç rritjes infrastrukturës që synojmë ta rrisim dukshëm, e shohim esenciale edhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për këtë nivel, me qëllim që fëmijët tanë të kenë mundësinë të marrin shërbime cilësore dhe informative ashtu çfarë i meritojnë", tha ajo.

Zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero tha se edukimi i hershëm është jetik për një qytetari aktive në të ardhmen.

"Edukimi parashkollor ka të bëjë me edukimin e fëmijëve, në veçanti që ata të bëhen qytetarë aktiv në të ardhmen. Projekti në vetvete përmban 3 komponentë, dhe në kuadër të punëtorisë fokusi do të jetë në komponentin e partneritetit publiko - privat. Dhe mu në këtë shtyllën e fundit futet projekti që është si shtyllë në fushën e edukimit, përmes së cilës ne synojmë të edukojmë fëmijët", tha ai.

Kryetarja e Kolegjiumit të Drejtorëve të IP në Kosovë, Mevlude Murtezi tha se është fat që projekte të tilla impelemtohen edhe në Kosovë, e që tashmë gjejnë zbatim edhe në kopshte.

"Projekti i PEDAKOS vë në dispozicion për Kosovën një përsosmëri italiane, të njohur globalisht në fushën e edukimit, e cila është qasje që implementohet në 35 vende të botës. Për ne është bërë e mundur që në vitin 2020 të realizojmë një marrëveshje te bashkëpunimit dhe të zbatojmë këtë metodologji... Pjesë e këtij projekti janë edhe 15 institucione parashkollore, publike, private dhe ato publiko-private. Gjithmonë kam menduar që ky trup do të përfshijë të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të gjithë të marrin ato shërbime cilësore", u shpreh ajo.

Udhëheqësja e divizionit parashkollor në Ministrinë e Arsimit, Labëri Luzha, tha se projekti në fjalë vë në dispozicion për Kosovën një përsosmëri italiane, të njohur globalisht në fushën e edukimit.

"Projekti i PEDAKOS vë në dispozicion për Kosovën një përsosmëri italiane, të njohur globalisht në fushën e edukimit, e cila është qasje që implementohet në 35 vende të botës. Për ne është bërë e mundur që në vitin 2020 të realizojmë një marrëveshje te bashkëpunimit dhe të zbatojmë këtë metodologji... Pjesë e këtij projekti janë edhe 15 institucione parashkollore, publike, private dhe ato publiko-private. Gjithmonë kam menduar që ky trup do të përfshijë të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të gjithë të marrin ato shërbime cilësore", u shpreh ajo.

Ndërsa koordinatori i PEDAKOS, Matteo Mancini, tha se projekti buron nga prania 20-vjeçare e RTM-së në Kosovë dhe nga një studim Fizibiliteti i kryer në vitin 2018, i cili vuri në pah shqetësim të gjerë në lidhje me cilësinë e ulët në kuadër të edukimit parashkollor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat