“Joooo Baton Berisha!”/ Besa Gaxherri e shokuar nga vdekja e të riut nga Peja

Aktuale

“Joooo Baton Berisha!”/ Besa Gaxherri e shokuar nga vdekja e të riut nga Peja

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 16:50
Besa Gaxherri

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri njoftoi se ka vdekur në moshë të re Baton Berisha.

Gazeta “Bota sot”, merr vesh se Baton Berisha është djali i vetëm ish-aktivistit të lartë të LDK-së në Komunën e Pejës, Mon Berisha.

“Joooo Baton Berisha! Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë.

Lajm i trishtë, i pa përballueshëm!

Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona.

Pusho në paqe, Djalë fisnik!”, shkruan Gaxherri në Facebook.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Sferkë të Thatë.

Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjën” tha Fadil Gashi për Dmos.

Ai gjithashtu tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, në Institutin e mjekësisë ligjore.

Postimi i potë i Besa Gaxherrit:

 

Joooo Baton Berisha, Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë. Lajm i trishtë, i pa përballueshëm! Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe, Djalë fisnik!

Posted by Besa Gaxherri on Tuesday, September 14, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat