IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Aktuale

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19.

IKSHPK thotë se Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova.

Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer.

Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.

Lexoni të plotë thirrjen e IKSHPK-së për tu vaksinuar:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi: Vaksinohuni! ?

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat