Driton Selmanaj i reagon ashpër Liburn Aliut për marrëveshjen në Beograd: A po del Serbia në Adriatik, apo deti Adriatik ka ndërru vend?

Aktuale

Driton Selmanaj i reagon ashpër Liburn Aliut për marrëveshjen në Beograd: A po del Serbia në Adriatik, apo deti Adriatik ka ndërru vend?

Nga: N.Sh Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:09
Driton Selmanaj

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar në Beograd.

Ai theksoi se linja hekurudhore Prishtinë – Nish do të kishte kuptim vetëm nëse do të lidhte Prishtinën me Durrësin.

Në Beograd ajo çka unë kam ngritur tjetër, është çështja e korridoreve të reja. Ajo që dua të them është që korridoret ekzistuese e lënë Kosovën anash... Është kërkuar që të bëhet edhe një linjë tjetër, nga Prishtina për Nish. Kjo linja tjetër nga Prishtina për Nish, do të kishte kuptim vetëm nëse do të kishim me e lidhë Prishtinën me Durrësin. Prandaj, është e domosdoshme sot që të insistohet nga ne, por edhe nga Republika e Shqipërisë, sepse ka fonde të BE-së, që ta bëjnë linjën hekurudhore nga Prishtina në Durrës. Kjo nënkupton që do të kemi qarkullim të udhëtarëve por edhe të mallrave, pasi që pritet që Porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut”, tha ai.

E pas kësaj deklarate të Aliut, ka reaguar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Ai thotë se, kur është arritë marrëveshja e Uashingtonit, këta kanë sha e fyer, ndërsa, tash pasi erdhën në pushtet pa turp shkojnë në Beograd.

Selmanaj ka ironizuar, teksa ka pyetur se tash Serbia a del në Adriatik apo Adriatiku ka ndërruar vend.

Kur u arrit Marrëveshja e Uashingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.

Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë - Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.

Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndërru vend?!..

Hipokrizia e mashtruesve", shkruan Selmanaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat