Haradinaj nesër prezanton programin elektoral për kryeqytetin

Aktuale

Haradinaj nesër prezanton programin elektoral për kryeqytetin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:17
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj nis fushatën me prezantimin e Programit.

Haradinaj nesër me 16 shtator, duke filluar nga ora 13:00, prezanton programin elektoral për kryeqytetin.

Sipas njoftimit, ky aktivitet zhvillohet në ambientet e Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë (ish-sheshi 21).

Këtë e kanë bërë të ditur nga Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, të cilët kanë ftuar mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat